Plagosja e dy personave në Shtërpcë, konfiskohet edhe arma

E publikuar: 06/01/2023 18:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të premten pasdite janë plagosur dy persona në Shtërpcë.

Policia ka njoftuar se e ka arrestuar të dyshuarin dhe se të njëjtit i është konfismuar edhe arma me të cilën dyshohet se e ka kryer veprën, njofton Klan Kosova.

“Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pasi kanë identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin A.K (M/K) i moshës 33-vjeçar, hetuesit rajonal kanë gjetur e më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë) me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale”.

Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari.