Përfundon intervistimi i Flora Brovinës

E publikuar: 17/05/2019 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar para pak çastesh intervistimi i Flora Brovinës rreth publikimit të fotografive gjatë ditës së djeshme, si dëshmi për krimet serbe në Kosovë, raporton KTV.

Ajo para pak minutash është larguar me një veturë zyrtare nga zyrat e Policisë, ku u mor në pyetje përreth 3 orë.

11:38
Brovina në Polici, intervistohet për fotot e prezantuara

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, është paraqitur në Policinë e Kosovës ku pritet të intervistohet lidhur me fotografinë e publikuar gjatë së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

Paraprakisht, në departamentin e Hetimeve të Policisë, ka mbërritur edhe prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdar, raporton KTV.

Derisa deputetja Brovina, ka përdorur një hyrje tjetër për të mbërritur në zyrat e këtij departamenti.