Përçahen Babastars, postimi i Cozman e konfirmon

E publikuar: 02/01/2017 16:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Si duket marrëdhëniet mes anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të labelit  Babastars janë  prishur.

Këtë  e kanë  konfirmuar mediat para pak ditësh  duke folur për përçarje të mëdha mes Skivit dhe Agon Amigës.

Edhe pse dy reperat nuk kanë  dashur të  flasin rreth kë saj, postimet e tyre flasin vetë .

Agoni nuk ka postuar si të gjithë djemtë e tjerë projektin ‘Shoqnia’ nga Skivi dhe Cozman, por ka postuar koncertin e sotëm, ku do jetë në Tiranë bashkë me Getin, Majkin dhe Onatin.

Nga ana tjetër edhe postimi i sapobërë i Cozman e vërteton lajmin. Krah fotos ai shkroi me ironi: Ishalla keni shoqni të  mir sivjet” duke u në nkuptuar se për kë  ishin këto fjalë .

Edhe pse Skivi është  shprehur se nga ana e tij gjërat janë  sic kanë  qenë  gjithmonë , Agoni tashmë i ika fshirë  “Babastars” nga biografia e tij në  Instagram./Bota Sot/