Për 24 orë, 55 aksidente dhe mbi 1 mijë tiketa të shqiptuara

E publikuar: 30/08/2016 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në vend kanë ndodhur 55 aksidente komunikacioni.

Prej tyre, 22 kanë qenë me persona të lënduar, derisa 33 pa pasoja në njerëz, transmeton Indeksonline.

Sipas raportit policor, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 64 tiketa trafiku për kundërvajtësit në trafik, derisa janë arrestuar 9 persona dhe 6 janë dërguar në mbajtje.