PDK: Lladrovci fiton pa balotazh mandatin e ardhshëm

E publikuar: 22/10/2017 23:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga rezultatet e para që ka Dega e PDK-së në Drenas vlerëson se këtë komunë e ka fituar kryetari i tanishëm Ramiz Lladrovci.

“Dega e PDK-së në Drenas, falënderon të gjithë qytetarët për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar dhe daljen masive në zgjedhje, dhe vlerëson për një proces të votës së qetë dhe demokratike”, thuhet në njoftimin për media.

“Kryetari Lladrovci tashmë ka marr urimet e para nga krerët më të lartë të vendit, Kadri Veseli, nga Ali Ahmeti dhe krerët e lartë nga shteti amë, Shqipëria”.

“Qytetarët të shumtë, para Degës së PDK-së dhe në sheshin “Fehmi Lladrovci” janë duke festuar në mënyrën më shembullore dhe besimin e plotë se edhe asamblistët e PDK-së do të jenë shumicë në Kuvendin e ri”.