PDK: Këto zgjedhje rikonfirmuan se jemi partia e parë në vend

E publikuar: 22/10/2017 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtar i Kryesisë së PDK’së Albelard Tahiri thotë se kjo parti është rikonfirmuar si partia e parë në vend.

“PDK rikonformohet si forcë e parë politike”, tha Tahiri në një konferencë për media.

Sipas tij, me këtë rezultat fituesit e vërtetë janë qytetarët.

“Çdo herë që ka fitu PDK, kanë fituar qytetarët, lagjet e qytetet e tyre”, tha ai.

Ndërkohë për fitore në nivel vendi, ka folur edhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri.

Sipas tij, partia e Isa Mustafës u kthye si e para në vend pas këtyre zgjedhjeve.