PDK do heqje të TVSh-së e akcizës, qeveria s’e dëgjon (VIDEO)

E publikuar: 15/07/2022 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë për media, përmes të cilës ka kërkuar që për qytetarët të ketë zbritje nga TVSH-ja për mallrat esenciale të konsumit për një periudhë të caktuar si dhe të bëhet largimi i akcizës.

Sipas PDK-së, Qeveria Kurti po e thellon varfërinë, migrimin dhe falimentimin e firmave.

“Qeveritarët e Albin Kurtit nuk do të duhej të silleshin si sehirxhi. Qeveria nuk është spektatore, ajo duhet të jetë aktore dhe promotore e zhvillimit. E nëse këtë s’mund ta bëjë, atëherë minimalisht duhet të kujdeset që qytetarëve dhe familjeve t’u ndihmojë në përballje me këto kriza”, ka thënë anëtari i kryesisë së PDK-së Blerand Stavileci.

Derisa, koordinatori i Departamentit për Financa, në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë, Arben Mustafa i ka bërë thirrje qeverisë që në mënyrë urgjente të reagojë lidhur me situatën aktuale.

“Është nevojë urgjente dhe e domosdoshme që të bëhet lirimi nga TVSH-ja i mallrave esenciale të konsumit për një periudhë të caktuar kohore, dhe po ashtu të largohet akciza dhe të zbritet TVSH-ja në produktet e naftës, po ashtu për një periudhë të caktuar kohore”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!