PD jep mesazhin: Rama dhe Meta, largohuni! (Foto)

12.03.2015 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
PD jep mesazhin: Rama dhe Meta, largohuni! (Foto)

Partia Demokratike ka kërkuar, përmes një mitingu përpara Kryeministrisë, dorëheqjen e Ilir Metës dhe Edi Ramës, të cilët i konsideron si një bandë oligarkësh, që synojnë të mbushin vetëm xhepat e tyre me paratë e krimit.

Kryetari i forcës më të madhe politike në opozitë, Lulzim Basha, ka përforcuar kërkesën e shqiptarëve, të cilët të bashkuar, siç e cilësoi ai, kërkojnë largimin e Metës, madje e shkarkuan atë nga detyra.

“Shqipëria dhe bota e panë se pamja e shqiptarëve të bashkuar bëri që Meta sot të largohej nga detyra. Të gjithë bashkë jemi mbledhur në këtë protestë, për t’u kërkuar Ramës dhe Metës të largohen, duke dëgjuar kështu zërin e shqiptarëve. Kjo për shkak se të gjithë prisnin më shumë punë dhe më shumë siguri, por ndryshe nga premtimet, kanë gjetur më shumë papunësi dhe më shumë pasiguri”, tha ndër të tjera kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Duke risjellë në vëmendje edhe çështjen “Doshi”, kreu i opozitës Basha tha se “pasiguria, tritoli dhe krimi kanë kërcënuar çdo ditë qytetarët dhe përgjegjës për këtë janë vetëm Rama e Meta. Bandat e Ilirit, Edit dhe Saimirit kanë dorë të lirë dhe kanë marrë në kontroll territorin e vendit. Akuzat për këtë – sipas Bashës, – vijnë nga ai që deri dje konsiderohej si personi më i afërt i tyre”, duke iu referuar Doshit. Për këtë çështje, kreu i opozitës akuzoi, siç ka bërë deri më sot që nga dita e parë e publikimit të kësaj çështjeje, “Ramën, Metën dhe Tahirin, të cilët mbajtën të fshehtë gjithçka dhe tani mundohen t’ia faturojnë përgjegjësinë opozitës, duke aluduar për afrimin e deputetit Doshi me PD-në”.

Sipas Bashës, “kjo ngjarje ndodhi, sepse kumbarët nuk ranë dakord për ndarjen e pazareve”, ndaj dhe i bëri sërish thirrje Kryeministrit Rama të ndalë presionet ndaj Prokurorisë dhe drejtësisë, e t’i lënë institucionet ta zbardhin këtë çështje në mënyrë të pavarur dhe të shpejtë.

“I kërkojmë me një zë Edi Ramës, të ndalë menjëherë trysninë brutale ndaj organit të akuzës, të mos bëjë më asnjë sekondë kryeprokurorin dhe kryegjyqtarin për krimin makabër, të denoncuar nga deputeti i tij më i afërt i ortakërive të ngushta politike, të japë llogari para drejtësisë dhe opinonit publik dhe të çojë ministrin e tij të Brendshëm për ndjekje penale, për mbajtjen fshehtë për 6 muaj të këtij denoncimi të paprecedent monstruoz”, tha Basha.

Duke u rikthyer sërish te mitingu i sotëm, e duke nxjerrë në pah numrin e madh të të mbledhurve, sipas Bashës, “bashkimi i sotëm tregon se Qeveria Rama-Meta është rrëzuar moralisht. Ne do të qëndrojmë të bashkuar deri në fitore, ndaj u themi atyre se do të jemi gjithmonë këtu, deri sa ta çlirojmë vendin nga krimi”, ka mbyllur fjalën e tij kreu i Partisë Demokratike.

Më herët, një tjetër prej figurave të rëndësishme që foli nga podiumi i protestës ishte edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike, Arben Ristani. Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje protestuesve “të ngrenë zërin, sepse kemi nevojë të protestojmë e të na dëgjojnë”.

“Të zgjedhurit tanë kanë vendosur të mos u shërbejnë shqiptarëve, por pushtetit të tyre. Rama ka zgjedhur të urdhërojë vendosjen e tritolit, ndërsa Meta organizon vrasjet e deputetëve”, tha mes të tjerave Ristani, i cili shtoi se “protestat janë zgjidhja e vetme për të mos lejuar vendosjen e diktaturës banditeske”, siç e cilësoi ai.

Që në orët e para të mëngjesit, qindra autobusë nga rrethet u nisën drejt Tiranës. Të organizuar nga strukturat lokale të Partisë Demokratike, mbështetësit e kësaj force politike së bashku me të zgjedhurit lokale udhëtuan drejt kryeqytetit.

Një pjesë e madhe e atyre që morën pjesë në protestë u nisën me automjete personale. Organizimet u bënë në qendrat e qyteteve dhe stacionet e autobusëve, ku mbështetesit e Partisë Demokratike iu përgjigjën thirrjes për protestë.

Siç kishte lajmëruar, policia ngriti postoblloqe në të gjitha akset kryesore. Mjetet që transportonin pjesëmarrësit në protestë janë kontrolluar nga policia rrugore dhe ajo e rendit, e më pas ka vijuar udhëtimi drejt kryeqytetit.

Nuk ka patur njoftime për të ndaluar apo të shoqëruar dhe as për incidente.

Ndërkohë, pranë selisë qendrore të LSI-së në Tiranë ishin mbledhur qindra mbështetës të kësaj partie. / Top Channel

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

Presidentja kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe dekoron senatoren Shaheen, “synim anëtarësimi në NATO”

Presidentja kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe dekoron senatoren Shaheen, “synim anëtarësimi në NATO”

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike

Haxhiu: E nderuar që shërbeva, presidentja e re e merr detyrën në momentin ku kërkohet maturi politike