Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është larguar nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës, të shtunën rreth orës 12:00, nën masa të rrepta sigurie, pas përfundimit të vizitës katërditore me familjen në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Krasniqi është përcjellë nga pjesëtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ndërsa kthimi i tij në Hagë, me aeroplan special, pritet të bëhet sot në orën 15:00.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka kaluar kohë pranë familjes, nën mbikëqyrjen dhe masat e sigurisë të institucioneve përkatëse.
Ndryshe, më 16 shtator 2026, Dhomat e Specializuara në Hagë e dënuan Krasniqin me 25 vjet burgim për krime lufte, në kuadër të aktgjykimit në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
































