Pasi e mposhti në zgjedhje, Bujar Osmani ka disa fjalë për Arben Taravarin

E publikuar: 24/04/2024 21:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i Frontit Evropian, Bujar Osmani, ka thënë se është shënuar fitore e thellë me mbi 40 mijë vota karshi kundërkandidatit nga VLEN, Arben Taravarit.

E pas fitores ndaj kandidatit që e mbështeteti edhe kryeministri, Albin Kurti, në një konferencë për media Osmani ka pasur edhe disa fjalë për Taravarin.

“Arben, pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë të ndershme dhe ‘fer’. Që sot me dinjitet të pranohet humbja dhe poashtu edhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton karrierat tona. Duhet të pranojmë këtë vullnet por edhe masazhin që e dërguan shqiptarët dhe të gjitha komunietet tjera”, ka thënë Osmani.

Osmani ka falënderuar të gjitha partitë që janë në koalicionin Fronti Evropian.

“Shpall fitoren e thellë me mbi 40 mijë vota. Kemi shënuar fitore pothuajse në çdo komunë shqiptare. Gjithandej në republikë, fitore e thellë e Frontit Europian. Urime të gjithëve. Ju falemnderit nga thellësia e zemrës për besimin dhe kjo fitore është e përbashkë.

Kemi shënuar fitore në çdo komunë të vendit. Jegunovcë, Haraçinë, Vrapçishtë, Studeniçanë, Likovë, Bogovinjë, Zhelinë, Gazi Babë, Bërvenicë, Dollnen, Resnjë, Strugë, Çashkë, Zelenikovë, Ohër dhe fitore në Tetovë, Saraj, Manastir, Çuçer Sandevë, Veles, Kërçovë, Karposh, fitore në Gostivar, Krushëvë, Kumanovë…në Çair, Qendër, Dibër gjithandej në Republikë, fitore e thellë e Frontit Evropian”, ka deklaruar Osmani.