Pas arrestimit të aktivistëve të VV, flasin familjarët

E publikuar: 31/08/2016 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familjarët e gjashtë aktivistëve të arrestuar të Lëvizjes Vetëvendosje, për sulmin e 4 gushtit në Kuvendin e Kosovës, do të flasin sot.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se sot, më 31 gusht, në orën 12:00, familjarët e aktivistëve do të mbajnë konferencë për media para Stacionit të Policisë së Kosovës.

Përveç familjarëve, konferencë do të mbajë edhe  ish-lideri i kësaj Lëvizje, njëherësh deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti.

Konferenca e Kurtit mbahet në zyrat e reja të Lëvizjes, duke filluar nga ora 13:00.