Partitë politike kanë “zaptuar” ndërmarrjet publike

10.09.2015 20:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Partitë politike kanë “zaptuar” ndërmarrjet publike

Emërimi i anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike nga Qeveria e Kosovës, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, realizohet përmes pazareve politike ndërmjet partive politike në pushtet dhe jo kualifikimit apo kritereve të kërkuara në bazë ligjore.

Ndryshe, një ndër vendet e preferuara për punësim, vazhdojnë të mbesin këto pozita, pasi në çdo konkurs, numri i aplikueseve është jashtëzakonisht i madh.

Por, pavarësisht kualifikimit apo kritereve të kërkuara në konkurs, punësohet ai që preferohet nga ekzekutivi, apo kryetarët e komunave, varësisht se në cilin rajon gjendet ndërmarrja, thotë Lorik Bajrami, nga Organizata për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu“.

Bajrami ndërkaq tregon se në bazë të një hulumtimi të kësaj organizate për vitin 2010-2014, rezulton se 249 zyrtarë të lartë publik, me prapavijë të qartë partiake, kanë qenë ose janë të punësuar në pozita të larta vendimmarrëse në institucionet publike.

Ndërkaq, 84 zyrtarë me fuqi vendimmarrëse janë të punësuar nëpër ndërmarrje publike (qendrore dhe komunale) të cilët kanë lidhje direkte me partitë politike.

“Bazuar në të dhënat e hulumtimeve është se punësimi në Kosovë është i pamundur në qoftë se nuk shkon përmes kanalit të partive politike. Ne kemi parë se nuk ka asnjë institucion të vetëm që nuk kanë dy ose tre në pozita vendimmarrëse kyçe, të cilët në të njëjtën kohë janë anëtarë aktivë të partive politike”.

“Pra ky është problemi kryesor, kur kemi të bëjmë me fenomenin e kapjes së shtetit. Ky është një nga indikatorët më të fuqishëm që tregon se shteti në Kosovë është kapur nga partitë politike dhe e vetmja mënyrë e përparimit në karrierë shkon përmes partive politike”, tha Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Vendosja e personave partiakë në krye të bordeve të ndërmarrjeve publike, sipas Lorik Bajramit, shërben si joshje apo shpërblim nga partia për anëtarët apo votuesit e saj.

Ky fenomen, thotë ai, ka ndikuar në përkeqësimin e përformances se ndërmarrjeve publike

“Punësimi në ndërmarrjet publike, i cili kalon përmes “ izës“ së partive politike, sjellë dëme shumë të mëdha. Në rend të parë, mekanizimin e llogaridhënies. Ne mund të marrim vetëm një rast, kompaninë më profitabile në Kosovë, Postën dhe Telekomin e Kosovës (PTK)” .

“Prej vitit 2007 e deri më tash, kjo kompani ka rënie të vazhdueshme edhe në të hyra edhe te numri i konsumatorëve. Absolutisht askush nuk ka dhënë përgjegjësi, pse PTK-ja është në këtë gjendje“, shprehet Bajrami.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka insistuar përmes partneritetit social që edhe punëmarrësit të kenë një përfaqësues në komisionet vendimmarrëse, por kjo nuk është pranuar, thotë Alush Sejdiu, nënkryetar i kësaj organizate.

Mospjesëmarrjën e anëtarëve të sindikatës në komisionin përzgjedhës, Sejdiu e konsideron si hapësirë për dyshime në emërimin e anëtarëve të bordeve në ndërmarrjet publike.

“BSPK-ja nuk ka qasje dhe nuk mund të paragjykojë asgjë. Por, vetë forma që nuk janë përfshirë të gjithë partnerët social në komisionet vendimmarrëse krijon hapësirë për dyshime”.

“Por, mund të them se këto borde janë ngarkesë për buxhetin e shtetit dhe bordet e ndërmarrjeve publike e pengojnë afarizmin dhe veprimtarinë e kompanive. Janë dyfishim i pozicioneve,” shprehet Sejdiu për Radion Evropa e Lirë.

Sidoqoftë, pas një periudhe të gjatë kohore, Qeveria e Kosovës të mërkurën ka emëruar drejtorët në bordet e ndërmarrjeve publike, Postën e Kosovës, Aeroportin e Gjakovës dhe Hekurudhat e Kosovës – Infrakos.

Drejtorët zgjidhen nga Qeveria e Kosovës dhe shkojnë në miratim në Kuvendin e Kosovës, transmeton rel.

Procesi i emërimit të anëtarëve të bordit, sipas Ligjit, duhet të kryhet në procedurë të hapur, transparente dhe konkurruese, e cila ka për qëllim që të gjitha emërimet të bëhen ekskluzivisht në bazë të meritës.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Policia gjen një armë zjarri gjatë kontrollit në një automjet në Suharekë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Ambasada e Francës në Prishtinë del me njofitm për shtetasit e saj që duan lejeqëndrim në Kosovë

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Presidentja themelon Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave, Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Austria hap vende të reja pune sezonale, përfiton edhe Kosova

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Sveçla merr pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Fondit Global për Angazhimin dhe Qëndrueshmërinë e Komuniteteve (GCERF)

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Rama merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Ky është vetëm fillimi

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Shefat e misioneve diplomatike të BE-së i bashkohen thirrjes kundër femicidit në Kosovë

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së