Parregullësi të shumta në Ministrinë e Shëndetësisë

E publikuar: 01/07/2017 18:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyra Kombëtare e Audimit ka vënë në pah shumë parregullësi të Ministrisë së Shëndetësisë që janë në kundërshtim me ligjet dhe rregullat administrative.

Njëra nga këto  është tejkalimi i numrit të stafit në Kabinetin e Ministrit, Imet Rrahmani.

Ndonëse, numri i paraparë sipas ligjit të buxhetit ishte dhjetë të punësuar në kabinet, ministri ka dyfyshuar numrin e të punësuarve në 20 vetë, shkruan Indeksonline

“Sipas ligjit të rishikuar të buxhetit numri i paraparë i të punësuarve në kabinetin e Ministrit ishte dhjetë (10). MSh ka tejkaluar dukshëm, përkatësisht ka dyfishuar numrin e stafit të punësuar në kabinet, në 20 vetë” thuhet në raport.

Poashtu,  MSH vazhdon të kompensoj zyrtarët e saj në angazhime në borde dhe komisione, në kundërshtim me nenin 80 të LMFPP-së.

“Pagesat për borde dhe komisione në MSh për vitin 2016 (përfshirë edhe dhjetorin 2015) ishin në vlerën prej 390,385€. Edhe më tej vazhdon të përsëritet pjesëmarrja e zyrtarëve të njëjtë në më shumë së një komision apo bord” thuhet në raportin e Auditorit, shkruan Indeksonline.

Kompensimi i kujdestarive të mjekëve në specializim Ministria e Shëndetësisë po e bënë në kundërshtim me Udhëzuesin Administrativ për Shkolllim Specialistik.

Me vendim të ministrit  MSH ka kompensuar kujdestaritë e mbajtura, mjekët në specializim  të rrellut nga lista e pagave e që shuma e kompensuar për këto kategori ishte 68 mijë e 579 euro, shkruan Indeksonline.

Sipas ZKA-së, ky vendim është në kundërshtim me UA.

“Shuma e kompensuar për vitin 2016 për këtë kategori të specializantëve ishte 68,579€. Mirëpo ne kemi vërejtur se ky vendim është në kundërshtim me Udhëzuesin Administrativ për Shkollimin Specialistik dhe Subspecialistik, sipas të cilit së paku dy (2) kujdestari brenda muajit janë të obligueshme për plotësimin e programit për të cilin kompensohen specializantët” thuhet në raportin e Auditorit.

Ministria e Shëndetësisë  po ashtu u jep pagë 24 mjek specialist që janë në marrëdhënie pune me SHSKUK-në e cila që nga vitit 2015 është Organizatë Buxhetore e veçantë.

Kjo e gjetur e Zyrës Kombëtare të Auditimit është vlerësuar si kompensim i punëtorëve që nuk është staf i MSH-së.

“Në MSh vazhdojnë të jenë në listë të pagave 24 mjek specialistë që janë në marrëdhënie pune me ShSKUK-në, e cila që nga viti 2015 është Organizate Buxhetore e veçantë. Kompensimi i stafit i cili nuk është staf i MSh-së rezulton me shpenzim të pa arsyeshëm të buxhetit dhe ndikon negativisht në planin e shpenzimeve duke pamundësuar destinimin e mjeteve për objektiva tjera të MSh-së” thuhet në raportin e Auditorit.

Sipas auditorit pagesa e tyre duhet të bëhet nga ShSKUK-ja dhe jo nga Ministria