Pajaziti: Garë e ngushtë, presim të jemi në balotazh

E publikuar: 22/10/2017 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i PDK-së për Gjilanin, Zenun Pajaziti ka komentuar rezultatin e EXIT POLL-in e Klan Kosovës që e ka nxjerrë atë të tretin në garën për këtë qytet.

“Kemi një dyfishim të votave, po presim edhe balotazhin, është pritje reale e jona”.

Pajaziti në një intervistë për Klan Kosovën ka thënë se gara për Gjilanin ishte garë interesante dhe konkurruese.

“PDK ka rikthyer elektoratin e vet dhe kemi bërë një ecje të mirë, po shpresojmë që rezultatet do të na favorizojnë”.

“Vota e qytetarëve vendos për gjithçka, Gjilani duhet të ndryshojë, ka mbetur Gjilani dhe Anomarava një zonë e margjinalizuar”.

“Kemi treguar program që do ta nxjerrë Gjilanin nga kjo gjendje, është në dorën e tyre të vendosin”.

Ai ka insistuar se gara për Gjilanin vazhdon të jetë e ngushtë dhe se pret që PDK të jetë në balotazh.

“Po presim rezultate, është garë e ngushtë, po presim që PDK-ja të jetë në balotazh”.

Pajaziti sa i përket koalicioneve të mundshme paszgjedhore, ka thënë se nuk ka menduar për një gjë të tillë.

“PDK ka pasur synimin për të marrë qeverisjen në Gjilan”.

“Nuk e kemi praktikuar as herën e kaluar, PDK ka qenë në opozitë dhe kemi bërë opozitën në Asamble Komunale”.

“Nuk kemi menduar dhe llogaritur asnjëherë që të jemi në një moment që të bëjmë koalicione “.

“Nuk do të bëjmë kompromis me projektin tpnë për të ndryshuar Gjilanin”.