Pacolli në Gjilan: AKR synon zhvillimin ekonomik të Kosovës

E publikuar: 19/10/2017 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në prani të një numri të madh të qytëtarëve dega e Aleancës Kosova e Re në Gjilan sot përmes një ceremonie solemne, ka përmbyllur Fushatën elektorale për zgjedhjet Lokale në këtë Komunë. I pranishëm në tubim ishte i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga ministrja Albena Reshitaj, zëvendësministrat Rejhan Vuniqi, Arbër Geci e Vesel Makolli.

Duke i përshëndetur gjilanasit me një fjalë rasti, Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se ka ardhur ta ofrojë përkrahjen e tij për listën e kandidatëve të AKR-së për Komunën e Gjilanit, të cilët sipas tij kanë ecur në çdo fshat dhe lagje të kësaj komune, për t’i informuar qytetarët me ndryshimin pozitiv që sjellë AKR-ja.

Pacolli ka thënë se AKR është parti që synim kryesor e ka zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e e imazhit të Kosovës. Ai ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Gjilanit që të bashkohen në frymën liberal-demokratike të cilën e perçon AKR-ja. “Ne marrim vendime në bazë të vlerave liberale, duke punuar në interes të qytetarëve dhe në interes të zhvillimit të vendit” shtoi ndër të tjera numri një i partisë.

Ndërkaq bartësja e listës së AKR-së në Gjilan, Vjollca Matoshi tha se vetedija e qytetareve te Gjilanit për të mirën e përbashkët tashmë është rritur dhe se kjo dëshmohet nga përkrhja e madhe e qytetarëve të Komunës së Gjilanit për vizionin e Aleancës Kosova e Re dhe Presidentit Behgjet Pacolli.