Pacolli i reagon Borrellit: Kosova s’është vend pa ligj, ligji zbatohet në krejt territorin

E publikuar: 24/06/2023 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, duke thënë se ky i fundit dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojnë që Kosova s’është vend pa ligj.

Pacolli tha se rendi dhe ligji zbatohet në të gjithë territorin dhe se askush s’duhet t’i kërkojë Kosovës asgjë tjetër përveç vendosjes së rendit dhe ligjit.

“Kosova nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë një vend ku terroristët veprojnë lirshëm. Policia e Kosovës është institucion i respektuar dhe e kryen punën e saj sipas ligjeve të Kosovës”, shkroi Pacolli.

Tutje, ai bëri thirrje që Kosova e Serbia të qëndrojnë në dialog, të japin rezultate por asnjëherë të mos inkurajohen aktet e dhunës.

Kujtojmë se dje Policia e Kosovës e ka parandaluar një sulm terrorist, ku në afërsi të objektit të komunës së Zveçanit, ka konfiskuar në një veturë një sasi të madhe armësh, municion, zolla, shok-bomba, jelekë anti-plumb e çanta ushtarake.