Pacolli: Hotel Grandin ma morën mafiozët

27.09.2015 17:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pacolli: Hotel Grandin ma morën mafiozët

Presidenti i AKR-së dhe biznesmeni, Behgjet Pacolli, ka thumbuar udhëheqësit e shtetit, ku para disa dite patën një takim për luftimin e korrupsionit.

Pacolli përmes Facebookut edhe një herë është ankuar për privatizimin e Hotelit Grand, ku ka thënë se i ka humbur 6 milion euro dhe shteti nuk është interesuar për problemin e tij.

Shkrimin e Pacollit në Facebook:

Para dy ditë u mbajt takimi i Këshillit Kombëtar Antikorrupsion në hapësirat e qeverisë së Kosovës, ku në mënyrë pompoze eksponuat që nga presidentja; kryeministri, kryeparlamentari etj. Për dikë që nuk ka përjetuar trauma të korrupsionit në Kosovë, mund të ishte inkurajuese, por për ata të cilët e njohin situatën në Kosovë dhe që kanë qenë viktima të qarqeve mafioze të mbështetura dhe të legjitimuar nga disa njerëz të organeve shtetërore është tepër zhgënjyese dhe ofenduese.

Kompania ime është viktimë praktike e këtyre qarqeve: siç e dini kompania ime ka investuar mbi 6 milion euro për blerjen e shumicës së pakos së aksioneve të hotelit “Grand”, duke paguar në agjensinë e privatizimeve (AKP), dhe asnjëherë nuk mundi të gezojë të drejtën e pronës të përfituar legjitimisht. Madje, kjo e drejtë legjitime mbi pronën iu sanksionua nga organet e vetme të këtij shteti, që pretendon nga njerëzit dhe organet që gjoja sot po lufton korrupsionin.

Sinqerisht, ju them se korrupsionin në Kosovë njerëzit e instaluar nëpër organet shtetërore janë duke e shfrytëzuar si instrumentin më të mirë për të luftuar të tjerët, dhe për t’u pasuruar vetë.

Për rastin e hotel “Grand”, siç e dini, mua më është kërkuar një shumë e madhe parash, të cilën unë e kam refuzuar, madje e kam denoncuar këtë rast me dëshmi, për të mundësuar implementimin e një të drejte mbi pasurinë e arritur në mënyrë legjitime. Dhe askush nuk u interesua të merrej me këtë rast egletant korruptiv.

Në mënyrë brutale e mafioze mu është tërhequr kjo pronë. Mua, si njeri i Kosovës, më vjen shumë keq, dhe e them me keqardhje, se në një tribunal jashtë Kosovës do të trajtohet në mënyrë kronologjike ky akt vandal mafioz, korruptiv, i mbështetur nga disa organe të drejtësisë së Kosovës.

Kompania ime ka në dorë një vendim gjyqësor dhe një mase preventive siguruese në fuqi nga gjyqi themelor i Prishtinës, dhe nga instancat e tjera gjyqësore është injoruar në mënyrë brutale. Në sistemin e drejtësisë së botës nuk ekzistojnë praktika ku nuk përfillet një vendim i tillë, dhe Kosova në këtë është rast sui generis.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Serbia synoi rekrutimin e Kurtit sa ishte në burg – aktakuza thotë se Shehollit iu gjet në telefon dokumenti i sigurimit serb

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Kurti: Joe dhe Shirley DioGuardi, tash zyrtarisht shtetas të Kosovës

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Gjini: Kosova po përjeton ditët më të vështira, jemi jashtë çdo norme kushtetuese

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Zeka: Ato 1 mijë euro ia kam kthyer Fatmir Shehollit – m’i ka dhënë për përkthim të materialit

Latifi: Plani i BIA-s që iu gjet Shehollit e konfirmon atë që e kemi paralajmëruar, Serbia do shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Zbulohet audio-incizimi Sheholli-Dimic: “Nesër është dita kur duhet me pasë kujdes, me u rujt..”

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Reagimet e Trainkos dhe Rizvanollit për vagonët, Ramadani: E tmerrshme, zyrtarë shtetërorë shkuan në Serbi pas Banjskës

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

Remi insiston për koalicion Vetëvendosje-PDK

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

“Operatori deklaron se vagonët s’kanë mundur të riparohen diku tjetër”, Rizvanolli e shpërndan shpjegimin e Trainkos

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Aleanca mban nesër mbledhjen e Kryesisë, pas saj konferencë nga Ardian Gjini

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

AAB, ZGJEDHJA E PARË PËR STUDIME – HAPET AFATI I DYTË DHE KONKURSI PËR BURSA

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Haradinaj godet pushtetin: Ditën shesin patriotizëm, e natën punojnë për Serbinë

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Pacolli e Lushtaku nënshkruajnë marrëveshjen për financimin e programeve të banimit

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Kurti: Dosjet e Brigadës së Motorizuar 37 duhet të hapen tash në vitin 2026, jo në 2044

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë

Dioguardi pas marrjes së shtetësisë: Tani po përpiqemi të krijojmë një komb, Kosova po sulmohet nga armiqtë