Sport

Pa asnjë fitore në gjysmëfinale! Portugalia dërgon Poloninë në shtëpi vetëm pas penalltive

01.07.2016 00:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Pa asnjë fitore në gjysmëfinale! Portugalia dërgon Poloninë në shtëpi vetëm pas penalltive

Pa asnjë fitore ne gjysmëfinale! Portugalia dërgon Poloninë në shtëpi vetëm pas penalltive
Portugalia është gjysmëfinalistja e parë e Francë 2016 pavarësisht se ende nuk ka fituar një ndeshje brenda 90 minutave. Përfaqësuesja e Fernando Santos mposhti 5-3 me 11 metërsha Poloninë e Lewandowskit e cila pavarësisht këtij rezultati ka hyrë në historinë e futbollit vendas si skuadra e parë që shkon deri në këtë fazë të një Europiani.

Polakët e nisën vrullshëm ndeshjen dhe kaluan shumë shpejt në avantazh. Lewandowski shënoi në minutën e 2, duke regjistruar golin më të shpejtë në “Francë 2016” dhe njëkohësisht të dytën më te shpejtë në historinë e kampionateve evropiane.

Portugezët e morën veten shpejt, filluan të dominonin lojën dhe të tregoheshin më të rrezikshëm. Në minutën e 33, talenti Sanches barazoi rezultatin me një gol jashtë zone.

Ritmi i lojës vazhdoi i lartë edhe në pjesën e dytë por të dyja skuadrat shpërdoruan disa mundësi shënimi gjatë 90 minutave. Kjo bëri që ndeshja të shkonte drejt shtesave. Lodhja bëri të sajën dhe kjo u vu re në këto 30 minuta, ku skuadrat filluan t’i besonin më shumë 11-metërshave.

Portugezët të udhëhequr nga Ronaldo u treguan perfektë pika e bardhë duke i shënuar të gjitha, ndërsa për polakët humbi Kuba Blaszczykowski.

Portugalia pret tashmë fituesin e çiftit Uells-Belgjikë për të njohur kundërshtarin e radhës, pas 3 barazimeve në grup, 1 fitore në kohë shtesë me Kroacinë dhe kalimit në gjysmëfinale me 11-metërsha ndaj Polonisë./tch/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje