Hoxhaj nënshkruan Deklaratën e Mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit

E publikuar: 01/06/2017 13:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka nënshkruar sot në emër të koalicionit PDK-AAK-Nisma, Deklaratën e Mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit, i cili parashah normat e sjelljes së të gjitha partive politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare.

Hoxhaj ka thënë se janë të përkushtuar që këto zgjedhje të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit të mbarëvajtjes.

“Si përfaqësues i Koalicionit PDK-AAK-Nisma, sot nënshkrova deklaratën e mirësjelljes për zgjedhjet e 11 qershorit me të gjitha partië politike që garojnë. Njëzëri shprehëm vullnetin dhe përkushtimin tonë që këto zgjedhje duhet të arrijnë edhe një standard të lartë demokratik të organizimit dhe mbarëvajtjes”, ka shkruar Hoxhaj në deklaratën në Facebook.