Osmani në Samitin për Demokracinë: Po ju drejtohem si presidente e popullit më pro-amerikan në botë

E publikuar: 09/12/2021 16:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani, ka folur në Samitin për Demokracinë të organizuar nga presidenti Joe Biden, për Kosovën si një nga demokracitë më të reja në botë. Shefja e Shtetit nuk ka harruar ta përmend popullin e Kosovës si më pro-amerikanin në botë, raporton Gazeta Express.

Osmani në fund të fjalisë ka përshëndetur pjesëmarrsit nga populli më pro-amerikan në botë.
Në betejën mes demokracisë dhe autokracisë, historia na mëson se akomodimi i autokratëve nuk funksionon kurrë. Sot është më shumë se një samit. Është zëri ynë i përbashkët që i refuzon tendencat autokratike dhe zëri ynë i përbashkët në mbrojtje të demokracisë. Dua të falënderoj Presidentin Biden për lidershipin e tij në këtë përpjekje! Nga populli më pro-amerikan në botë, faleminderit të gjithëve dhe mirupafshim”, ka thënë ndër të tjera Osmani.

Ajo ka prezantuar edhe zotimet e Kosovës për forcimin dhe zhvillimin e demokracisë si: Forcimin e Sundimit të Ligjit, Forcimin e Rolit të Gruas në Shoqëri dhe Themelimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut.