Osmani: Kosova mori garanci për anëtarësim në strukturat e NATO-s nëse arrin marrëveshje me Serbinë

E publikuar: 10/05/2023 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për anëtarësim në strukturat e NATO-s në rast se arrin marrëveshje me Serbinë për normalizim marrëdhëniesh.

Kështu ka thënë ajo në një intervistë për Këshillin Atlantik, ku ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në dialogun Prishtinë-Beograd, rrugën euroatlantike të Kosovës dhe vizionin e saj për të ardhmen e Kosovës.

“Në kuadër të dialogut me Serbinë, Kosova mori garanci nga partnerët se nëse do të pranonim marrëveshjet e dialogut në Bruksel dhe Ohër, një nga çështjet për të cilat do të marrim një mbështetje të madhe do të ishte veçanërisht anëtarësimi në programin e Partneritetit për Paqe më vonë NATO – që është mjaft shtytje pozitive”.

“Kosova pas pak ditësh do të jetë vend pritës i ‘Defender Europe 2023’, stërvitja më e madhe që do të ndodhë në kontinentin evropian. Shumë aleatë të NATO-s do të marrin pjesë. Jam shumë krenare për arritjet e FSK-së. Unë besoj vërtet në kapacitetet e tyre”.