Osmani e pret sot ish-kryediplomaten greke që do ta shkruajë raportin për anëtarësimin e Kosovës në KiE

E publikuar: 02/11/2023 09:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani do ta presë në takim raportuesen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Dora Bakoyannis.

Presidenca njoftoi se takimi do të nisë në orën 10:00 në kabinetin e Presidentes.

Komiteti për çështje politike dhe demokraci, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës e ka caktuar ish-kryediplomaten greke si raportuese për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

Detyra e Bakoyannis do të jetë të bëjë raportin, i cili shkon në seancë plenare pasi ta marrë raportin nga dy juristët eminentë që tashmë janë caktuar.