Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

15.10.2021 19:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

Deklarata e saj erdhi si kundërpërgjigje ndaj Selakoviqit që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cilësoi Osmanin si gënjeshtare e injoruese të raportit të UNMIK-ut që e nxirrte Kosovën fajtore për situatën e tensionuar në veri.Selakoviq i quajti përralla deklaratat se Kosova është kampione e paqes dhe stabilitetit. Ai madje akuzoi shtetin e Kosovës se njëanshmëria e tij po “i shkatërron të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje përfundimtare”.

Selakoviq vazhdimisht i është referuar Osmanit si qytetare e Serbisë, teksa i kërkoi asaj të ngrihet në këmbë kur përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Në anën tjetër, Selakoviq përmendi edhe emrat e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur pretendimet se ata kanë kryer krime me organe njerëzish.Në përgjigjen e saj, Osmani i ka quajtur të gjitha deklarimet e Selakoviqit propaganda.

Ajo i është drejtuar atij me fjalët se është “qytetare krenare e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës”.

“Republika e pavarur nuk shkon askund. Më mirë të ballafaqoheni me këtë realitet. Që edhe ju edhe qytetarët tuaj të shohin një të ardhme në paqe ku udhëheqësit s’bëjnë lufta e destabilizime. Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju. Jo vetëm ne, por edhe ata. Ekziston një tragjedi prapa secilit refugjat. Kam qenë vetë një e tillë, dhe mbi 80 për qind e popullit të vendit tim kemi qenë të detyruar të ikim nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit që po lartësohet tash çdo ditë”, ka thënë Osmani teksa ka numëruar raportet ndërkombëtare që nuk nxjerrin asnjë incident serioz etnik në Manastirin e Deçanit, siç pretendon Serbia. “Është Policia e Kosovës, shumëetnike e Kosovës së pavarur, që po i siguron Kishat”, ka thënë ajo.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryeministri Kurti u takua në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Elon Musk mbështet taksën që shumë nga bashkëmoshatarët e tij miliarderë e përçmojnë

Elon Musk mbështet taksën që shumë nga bashkëmoshatarët e tij miliarderë e përçmojnë

Lahu: Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

Lahu: Vitia nuk do të jetë pjesë e Asamblesë në Prishtinë

Qeveria dërgon komunikatë tjetër nga ajo  e BE-së, ani pse ishte e përbashkët

Qeveria dërgon komunikatë tjetër nga ajo e BE-së, ani pse ishte e përbashkët

Komunikatë e përbashkët: Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht

Komunikatë e përbashkët: Të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht

Boiken Abazi për Borrellin: Po shtynë përshpejtimin e një konflikti më të gjerë në rajon

Mushkolaj për paraqitjen e asambleistët me flamuj: VV-ja iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Mushkolaj për paraqitjen e asambleistët me flamuj: VV-ja iu paska kthy kësaj fores së lodhtë me flamuj kuq e zi

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Vuçiq: Kosova nuk e dëshiron vazhdimin e dialogut

Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

Borrell ndihet i “ngacmuar” nga Kurti: Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani

Varhelyi kërkon përshpejtimin e dialogut për përfitim nga plani i investimeve ekonomike

Varhelyi kërkon përshpejtimin e dialogut për përfitim nga plani i investimeve ekonomike

Detyra në Bruksel, Agron Bajrami në pritje për t’u bërë ambasador

Detyra në Bruksel, Agron Bajrami në pritje për t’u bërë ambasador

Kosova në CEFTA – sfidat drejt përfaqësimit të plotë

Kosova në CEFTA – sfidat drejt përfaqësimit të plotë

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

4 mijë e 19 vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Borrell-Kurtit: Nuk jemi këtu për t’i kryer punët e juaja

Votohen amandamentet për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit

Votohen amandamentet për Projektligjin për odat e arkitektëve dhe inxhinierëve në fushën e ndërtimit