Lajmet

Opozita dhe analistët: Mustafa grindavec e inatçor

02.09.2016 20:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Opozita dhe analistët: Mustafa grindavec e inatçor

Grindavec dhe inatçor po quhet kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa. Kjo, pas deklaratës së fundit, ku krahason komunikatat e AAK-së me rriqrat e Malishevës, të cilat kanë marrë jetën e 18 personave. Zyra e tij nuk ka mundur ta sqarojë këtë deklaratë.
18 persona kanë vdekur nga rriqrat në Malishevë, që nga paslufta, e deri në vitin 2015, e kryeministri i vendit ka zgjedhur pikërisht këtë, për të ironizuar me AAK-në.

“Deklaratat/komunikatat e AAK-së po më përngjajnë në rriqrat e Malishevës. Nuk i do, as me i pa e lëre më me i komentu, por të kapen për trupi. Fjalori dhe logjika ekstreme e majtë ua demaskon petkun e qendrës së djathtë me të cilin tentojnë t’i mashtrojnë perëndimoret”, ka shkruar kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Grindavec dhe inatçor e kanë quajtur Mustafën opozita dhe analistë, pas kësaj deklarate, megjithëse nuk është e para e llojit të tillë.

Petrit Zogaj, nga Lëvizja “FOL” ka thënë se kërkim-falja pas kësaj deklarate, është krejt e parëndësishme dhe e ka kritikuar Mustafën që sipas tij, nuk e ka të qartë përgjegjësinë që mban si kryeministër, raporton KTV.

Zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, nuk ka mundur të japë sqarime për deklaratën e fundit, me arsyetimin se nuk është në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa edhe më herët ka ofenduar e është lëshuar në komentime personale në llogarinë e tij në Facebook.

“Ramushi e paska dhënë një deklaratë të fortë në Interaktiv: “Nëse arrestohen deputetët, populli do ta arrestojë Isa Mustafën” … ndoshta në Liqenin e Radoniqit. Populli thotë se atje ka të burgosur të “popullit”, pati shkruar, duke u arsyetuar pastaj se i është keqpërdorur faqja e tij.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente