Oops!!! Veshja lë në baltë Britney Spears (Video)

E publikuar: 19/10/2015 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithçka mund të ndodhë në Las Vegas!

Në një nga koncertet e saj në qytetin e dritave Britney Spears ka përjetuar një surprizë jo edhe aq të këndshme.

Teksa interpretonte këngën “3”, këngëtares i është zbërthyer zinxhiri i kostumit që mbante veshur duke mos i lënë në këtë mënyrë vend imagjinatës.

Me gjithë tentativën e balerinëve për të mbërthyer zinxhirin, duke u shtirur se e gjitha ishte pjesë e koreografisë, kjo ishte e pamundur. Princesha e popit ndërkohë ka vazhduar performancën e saj duke e përfunduar këngën “3” gjysëm e zhveshur!