“Oliver, shpëtoma djalin” – Flora Peci rrëfen për krimet e Ivanoviqit në Mitrovicë

E publikuar: 17/01/2023 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Oliver, shpëtoma djalin” – Flora Peci rrëfen për krimet e Ivanoviqit në Mitrovicë

Dëshmitarja dhe familjarja e viktimave të masakrës në Rrugën e Kovaqëve në Mitrovicë, Flora Peci ka rrëfyer për krimet e Oliver Ivanoviqit në këtë qytet.

Peci në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se ka mbetur e shokuar që një kriminel si Ivanoviq të ngritët në piedestal nga kryeministri Albin Kurti.

“Kam qenë e shokuar se kjo më erdhi nga një koleg kur nuk e prisja fare dhe në rend të parë jam befasuar se si një kriminal që bëri krime në Mitrovicë të ngritetnë piedestal nga një kryeministër. Nuk i tkaoj asnjë partie politike, unë jam shqiptare i takoj një kombi. Këtë që e kam dëgjuar, unë kam ndjerë dhimbje, dhembjen e 30 familjave që jemi në atë rrethinë, ku ishte urdhëri i IVanoviqit që të prejë e masakrojë. Të gjithë vëllezërit ai i ka vrarë. Ai ka dhënë urdhër që të vriten. Konkretisht dua që t’ju dëshmojë”.

Ajo po ashtu ka treguar se si një grua kishte kërkuar nga Ivanoviqi që t’ia shpëtojë djalin.

“Një grua fqinje i thoshte ‘Oliver shpëtoma djalin”, ai e ka vënë maskën përniher, unë kur e kam kthyer kokën të shikojë, atë e kam parë duke e vënë maskën. Si mund të themi që nuk ishte Oliveri.

Oliverin e njohin të gjithë shqiptarët e Mitrovicës. Disa prej ttyre na kanë thënë që ju betohemi se nuk do tju mungojë asnjë fije floku vetëm do t’i legjitimojmë”.