OBSH: Kriza si në Indi mund të ndodhë kudo

29.04.2021 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
OBSH: Kriza si në Indi mund të ndodhë kudo

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së Coronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi.Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt.

“Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të krijojë një stuhi në çdo vend”, tha Kluge.“Është shumë e rëndësishme të kuptohet se situata në Indi mund të ndodhë kudo”, shtoi ai.

I ashtuquajturi variant indian i koronavirusit – ose B.1.617 – është duke përfshirë gjithë Indinë, por OBSH-ja ende nuk e ka konfirmuar nëse është më i transmetueshëm apo më vdekjeprurës sesa llojet e tjera të virusit.

Ekspertët kanë thënë se tubimet e mëdha në ndeshjet sportive ose dasmat, janë pjesërisht shkaktare për shpërthimin e rasteve me koronavirus.

Kluge tha se procesi i imunizimit është në rritje në rajonin evropian, dhe llogaritet se shtatë për qind e popullsisë tani është plotësisht e vaksinuar.India raportoi të enjten shifra rekorde të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Autoritetet thanë se kanë regjistruar 379,257 raste të reja në 24 orë dhe 3,645 viktima.Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka kaluar tashmë 18.3 milionë, ndërsa i viktimave është 204,832.

India është duke kaluar valën më të rëndë të pandemisë, e cila ka shpërthyer pranverën e vitit të kaluar.Spitalet e saj janë të mbingarkuara, ndërsa raportohet për mungesa medikamentesh, përfshirë oksigjenin.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Arrestohet punonjësi i aeroportit, në këmbim të 50 eurove pranoi valixhen me 5 kilogram më tepër

Arrestohet punonjësi i aeroportit, në këmbim të 50 eurove pranoi valixhen me 5 kilogram më tepër

Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

Kosova ka administruar deri tani afër 1.5 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19

Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

Bosch: Serbia e ndihmuar nga Lajcak po shton presionin ndaj Kosovës për Asociacionin

Njësia e FSK-së fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin e famshëm  ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar

Njësia e FSK-së fitoi medaljen e argjendtë në ushtrimin e famshëm ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2021” në Mbretërinë e Bashkuar

Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

Gjykata Themelore e anulon vendimin e ZRRE-së për t’ua paguar rrymën 4 komunave veriore

Arrestohen dy persona në rajonin e Gjilanit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandim me mallra

Arrestohen dy persona në rajonin e Gjilanit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe kontrabandim me mallra

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të ndryshimit!

Komunitetet jo shumicë në përkrahje të ndryshimit!

Osmani dhe Zicherman diskutojnë për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve

Osmani dhe Zicherman diskutojnë për avancimin e agjendës për të drejtat e fëmijëve

Në mbështetje të ekonomisë lokale do ta krijojmë Zonën Ekonomike

Në mbështetje të ekonomisë lokale do ta krijojmë Zonën Ekonomike

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Dy të vdekur dhe 14 raste të reja me COVID-19

Jusuf Thaçi: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla

Jusuf Thaçi: Më 18 tetor të mos mbahet mësimi në shkolla

Haziri falënderon zjarrfikësit për punën e jashtëzakonshme të përballjes me pandeminë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve

Haziri falënderon zjarrfikësit për punën e jashtëzakonshme të përballjes me pandeminë, thatësinë, vërshimeve e zjarreve

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e ri italian, Antonello De Riu

Ministri Sveçla priti në takim ambasadorin e ri italian, Antonello De Riu

Gjykata Speciale urdhëron Policinë e Kosovës që të përgjigjen në detaje nëse sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale urdhëron Policinë e Kosovës që të përgjigjen në detaje nëse sigurojnë mbrojtjen në liri të ish-krerëve të UÇK-së

Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë: Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Von der Leyen uron Kancelarin e ri të Austrisë: Pres me padurim të vazhdojmë bashkëpunimin

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së kalon në Vetëvendosje

Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së kalon në Vetëvendosje