OBSH: 50% e evropianëve do të infektohen me Omicron gjatë dy muajve

E publikuar: 11/01/2022 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Varianti Omicron i COVID-19 ka filluar të përhapet në shumë vende të botës.

Ky variant është vlerësuar shumë më i transmetueshëm se ai Delta.
Ndërsa, më shumë se gjysma e personave në Evropë do të infektohen me Omicron gjatë dy muajve të ardhshëm, sipas një deklaratë të Organizatës Botërore së Shëndetësisë.

“Me këtë ritëm, Instituti për Vlerësimin e Shëndetësisë (IHME) parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme,” tha Hans Kluge, drejtori i Evropës për OBSH-në, gjatë një konferencë për shtyp.

Europa ka regjistruar më shumë se 7 milionë raste me Covid në javën e parë të 2022.