Objekti 6 milionësh i Ministrisë së FSK’së po vërshohet nga uji (Foto)

29.08.2015 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Objekti 6 milionësh i Ministrisë së FSK’së po vërshohet nga uji (Foto)

>Objekti i ri i Ministrisë së FSK’së, është duke u shkatërruar. Në këtë objekt që është inauguruar vetëm 9 muaj më parë, po pikon uji e po çahen muret. Investimi i mbi 5 milionë e 700 mijë eurove duket se nuk ka mjaftuar që objekti t’i qëndrojë kohës. Disa foto të siguruara nga Gazeta Express të bërë 10 ditë më parë, tregojnë se sa herë që bije shi këtë objekt e vërshon uji.

Shiriti i ishte prerë me 28 nëntor të vitit 2014, datë kjo që njihet edhe si “Dita e Forcës”. Gërshërët ne duar në atë kohë, për ta bërë prerje e “shiritit simbolik” i kishte marrë ish-ministri Agim Ceku. Derisa fjalë të mëdha patën thënë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahhjaga, ish-kryeministri Hashim Thaçi e ish-gjenerali i FSK Gani Kastrait.

“Tani na janë ofruar kushtet e shkëlqyeshme për punë, hapësira të mjaftueshme dhe moderne. Të nderuar kolegë, jam i sigurt që do të ndiheni mirë duke punuar në këtë ndërtesë. Për më shumë, duke pasur një ndërtesë moderne, ju do të keni më shumë mundësi të përqendroheni, më lehtë, në detyrat e juaja dhe do ti kryeni ato me më shumë sukses” pati thënë Agim Ceku.

Por, tani kur kanë kaluar hiq më shumë se nëntë muaj, fjalët e thëna dhe shkëlqimi i objektit janë zbehur.

Tash në këtë objekt 6 milionësh po pikon uji sa herë që bie shi. Derisa muret jashtë janë duke u plasaritur kohë pas kohe.

Gjendjen e tij e tregojnë edhe disa fotografi të siguruara nga Gazeta Express të bërë 10 ditë me parë në brendësi të këtij objekti.

Gazeta Express ka kërkuar përgjigje e nga Ministria e Forcës së Sigurisë tani e disa ditë, por në këtë institucion nuk kanë thënë asnjë fjalë për pyetjet dërguara.

Objekti i Ministrisë së Forcës së Sigurisë ka një sipërfaqe prej 100.00 metrave katrorë dhe ka kushtuar mbi 5 milionë e 700 mijë euro, të paguara nga buxheti i shtetit../Gazeta Express/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare