Nuk pyesin për Koronavirus, seks, drogë dhe alkool. Policia u bën gjëmën të rinjve (FOTO)

E publikuar: 04/04/2020 20:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia tajlandeze ka arrestuar një grup turistësh britanikë, amerikanë dhe australianë në një festë të “shthurur” me drogë dhe femra, gjë e cila bien në kundërshtim me rregullat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në këtë vend.

9 burrat u kapën në flagrancë nga policia nën shoqërinë e pesë vajzave tajlandeze, në ishullin Phuket të Tajlandës. Edhe pse ishulli është një nga vatrat kryesore të koronavirusit në Tajlandë, kjo nuk i ka penguar të rinjtë që të zhvillojnë origjinë dhe të konsumojnë sasi të tepërta droge.

Besohet se policia lokale ka rënë në gjurmët e “festës së pazakontë” nga fqinjët, të cilët kishin filluar të ankoheshin për zhurmat e tepërta.