Normat e ngrira të papunësisë

01.08.2015 15:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Normat e ngrira të papunësisë

Shkalla e papunësisë në Kosovë përgjatë viteve ka mbetur pothuajse e pandryshueshme, kjo për faktin se të dhënat e Agjencisë së Statistikave për këtë dukuri nuk kanë reflektuar gjendjen reale të papunësisë në vend, vlerësojnë ekspertë të çështjeve ekonomike në Prishtinë.

Shkalla e papunësisë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare kishte shënuar rënie të lehtë nga 30.9 për qind në 30.0 për qind midis viteve 2012 dhe 2013, mirëpo ka shënuar rritje në 35.3 për qind në vitin 2014.

Sipas Ibrahim Rexhepit, drejtor i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale “STRAS”, kjo normë e papunësisë mbetet në një farë mënyrë gati e pandryshueshme pasi që Agjencia e Statistikave të Kosovës nuk bën matje të shpeshta të kësaj dukurie.

“Norma e papunësisë duket e ngrirë pasi që matjet apo anketat e Agjencisë së Statistikave janë të rralla dhe problemi esencial qëndron në atë se nuk janë edhe aq të besueshme, meqenëse janë shumë statike dhe më shumë evidentohen në gjendjen e regjistrave që i kanë në zyrat për regjistrimin e papunësisë, sesa që reflektojnë gjendjen faktike”, thekson Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, e cila është përgjegjëse për prodhimin e statistikave zyrtare në Republikën e Kosovës, sipas Rexhepit, përveç tjerash nuk ka një tregues real të punësimit, numrit të atyre personave që krijojnë marrëdhënie pune gjatë një viti apo një periudhe të caktuar.

“Për këtë arsye del edhe s’përputhja e të dhënave të papunësisë,por edhe një shifër, e cila gjatë tërë kohës është statike. Madje, nëse u referohemi edhe disa shifrave që dalin nga regjistrimi i popullsisë sa i përket papunësisë, ai 45 për qind i normës së papunësie, mund të them se gati që 10 apo 15 vjet është i tillë”, shton Rexhepi.

Se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës nuk pasqyrojnë gjendjen reale të papunësisë në Kosovë, e thotë edhe profesori i ekonomisë Musa Limani.

“Norma e papunësisë nuk është aq sa e thotë Agjencia e Statistikave të Kosovës – mbi 30 për qind, por papunësia në Kosovë është mbi 50 për qind”,thekson profesor Limani.

Përveç shkallës së ulët të punësimit në Kosovë, sipas Anketës së fuqisë punëtore të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, thuhet se 24.9 për qind e personave të punësuar punojnë në vende pune të paqëndrueshme.

Papunësia në Kosovë edhe në raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare ishte theksuar se vazhdon të mbetet një nga problemet thelbësore të qytetarëve të Kosovës.

Në një panair të punës të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë gjatë muajit qershor, vetëm për dy ditë sa ka qenë i hapur ai panair, mbi 1000 persona kishin kërkuar punë.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, kishte theksuar se treguesi më i mirë i shkallës së lartë të papunësisë në Kosovë është interesimi jashtëzakonisht i madh i qytetarëve për të vizituar panairet e punës.

Ndryshe, bazuar në shkallën e papunësisë, Kosova ka nivelin më të lartë në rajon me 35.5 për qind, pasuar nga Bosnje dhe Hercegovina me 27.5 për qind, Shqipëria 17.9 për qind, Serbia 18.9 për qind dhe Mali i Zi me 18.0 për qind./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

Bajrami: Buxheti i Kosovës nuk adreson sfidat kryesore, është i bazuar në konsum

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

IKShPK bën thirrje për kujdes me antibiotikët: Mos i përdorni për grip e ftohje

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Vjenë me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Përplasje në BE për buxhetin dhe 45 miliardë eurot për Ukrainën, ‘‘shqetësime’’ edhe për raportet Kosovë-Serbi

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

114 vjetori i pavarësisë, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

Deklarimet e Arbër Rexhajt për trashëgiminë ortodokse, Rashiq i quan të papërshtatshme dhe ia përcjell qëndrimin udhëheqjes së VV’së

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

“Vjehrra ishte e pranishme kur Arlinda Zekaj u sulmua me sëpatë”, krejt çfarë dihet për katër të dyshuarit e arrestuar sot

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

Hetimet e reja të Prokurorisë: Vjehrra e Arlinda Zekajt ndihmoi në përgatitjen e vrasjes, e vëzhgoi djalin duke e goditur me sëpatë

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

ATK shton kontrollet ndaj bizneseve që shesin online

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Haxhiu takohet me përfaqësuesit e Forumit Kosovar të Aftësisë së Kufizuar, diskutohen të drejtat dhe përfshirja në Kushtetutë

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Tahiri kundërshton mënyrën e trajtimit të reformës në drejtësi: Reformë pa gjithëpërfshirje nuk ka

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Qarkulloi mbi gjysmë milioni euro të dyshimta, përballet me aktakuzë për shpëlarje parash

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Musmurati kërkon nga Murati nënshkrimin e marrëveshjes 74 milionë euroshe për menaxhimin e mbeturinave

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë

Mbrojtja e Thaçit nuk pajtohet me mënyrën se si Haga e llogariti paraburgimin për ish-presidentin: Do ta apelojmë