Njihuni me adoleshentin brazilian, i cili është 220 centimetra i gjatë – mjekët thonë se ende mund të rritet (Foto)

E publikuar: 29/11/2018 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotografitë e publikuara më poshtë shfaqin adoleshentin 220 centimetra të gjatë, duke pozuar përkrah familjarëve dhe miqve në Brazil.

Bëhet fjalë për Rodrigo Santos-Motta, 19-vjeç nga Ipiau, dhe tashmë po konsiderohet si njëri nga personat më të gjatë në botë – edhe pse mjekët besojnë se ai ende mund të rritet, transmeton Telegrafi.

Mjekët thonë se trupi i tij ka prodhuar shumë hormone që ndihmojnë në rritjen e trupit, por Rodrigo deri më tani asnjëherë nuk ka mundur ta gjej shkaktarin e vërtetë të gjatësisë së tij jo të zakonshme.

Ai ka pranuar se dallimin në gjatësi me bashkëmoshatarë e kishte vërejtur qysh kur ishte 12-vjeç, kur miqtë qëndronin në “hijen e tij”. Në fotografitë e publikuara më familjarët dhe miqtë, ai duket qartë se është shumë më i gjatë se ata.

Dhe derisa disa ëndërrojnë të kenë gjatësinë e tij, Rodrigo thotë se kjo “përparësi” i ka krijuar probleme në gjetjen e rrobave të përshtatshme por edhe në numrin e këpucëve.

Në një intervistë dhënë në vitin 2016, gjithashtu ka pranuar se nuk po mund ta bëjë të rehatshëm gjumin për shkak se shtrati nuk i përshtatet gjatësisë së trupit të tij.

Ai është bërë subjekt talljeje në shkollë, duke u detyruar kështu t’i braktis studimet, ndërsa mjekët ende nuk kanë arritur ta përcaktojnë shkakun që ka ndikuar që trupi i tij të rritet kaq shumë. /Telegrafi/