Një i vdekur, 7 raste pozitive dhe 147 të shëruar nga coronavirusi në 24 orët e fundit

E publikuar: 04/06/2021 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, si dhe laboratorët publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2,295 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 7 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv nga Malisheva, ndërsa nga fillimi i pandemisë numri i rasteve të vdekjes është 2,244.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 147 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103,711 raste.

Në total numri i rasteve aktive është 1,659.