“NISMA përfaqësohet në nivel vendi në të gjitha Asambletë Komunale”

E publikuar: 24/10/2017 14:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala ka thënë se Nisma për Kosovën ka shënuar rritje për sa i përket votës se përgjithshme në raport me zgjedhjet e vitit 2014 dhe zgjedhjeve të qershorit të këtij viti.

Ai ka thënë se Nisma do të ketë përfaqësues në të gjitha Asambletë Komunale.
Zëri i Nismës, sipas tij, do t’i përfaqësoj të gjithë qytetarët të cilët e ndjejnë vetën të papërfaqësuar.

Kujtojmë se Nisma në këto zgjedhje ka arritur të fitoj rreth 6% të votave në nivel vendi.

Postimi i plotë i Shalës:

Nisma për Kosovën ka shënuar rritje për sa i përket votës së përgjithshme në raport me zgjedhjet e vitit 2014.
Nisma po ashtu ka shënuar rritje të votës edhe krahasuar me zgjedhjet e 11 qershorit të vitit 2017.
Kësisoj, ne do kemi përfaqësues në të gjitha asambletë komunale.
Zëri i Nismës do të jetë prezent për të mbrojtur para së gjithash interesin e qytetarëve të vendit.
Projekti ynë socialdemokrat e ka në qendër të vëmendjes qytetarin e vendit dhe ne do të jemi zëri i qytetarëve të cilët e ndiejnë vetën të pa përfaqësuar.