Nisin punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan

E publikuar: 29/04/2025 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik në njërën ndër rrugët kryesore të qytetit, atë “Mulla Idrizi” e të cilat po vazhdojnë me intensitet të shtuar.

Në këtë pjesë vazhdimisht ka pasur grumbullim të ujit, i cili ka përfunduar gjithandej rrugës, derisa tash e tutje uji do të lëviz shkoj nëpërmjet gypit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me drejtorin për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, Bekim Salihun, kanë parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen në rrugën “Mulla Idrizi”.

I pari i Gjilanit, tha se filluan javën në rrugën “Mulla Idrizi”, aty ku po punohet me intensitet të lartë për rregullimin e kanalizimit atmosferik.

“Ky projekt me vlerë rreth 200,000 euro do t’i japë qytetit tonë një zgjidhje afatgjate dhe do të rrisë sigurinë në qarkullim”, tha Alban Hyseni.

Kryetari i komunës, theksoi se në bashkëbisedim me punëtorët në terren, panë nga afër progresin dhe planifikimet për përfundim sa më të shpejtë të projektit.