Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme do të mblidhet për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.
Sipas njoftimit zyrtar, seanca përbëhet vetëm nga një pikë e rendit, dhe ajo për çmimin dhe faturimin e energjisë elektrike për konsumatorët.
Të zgjedhurit e popullit do të mblidhen në sallën plenare me fillim nga ora 11:00.

















