Nis darka joformale në Berlin ndërmjet Kurtit, Vuçiqit dhe Lajçakut, flitet për takim të ri më 13 maj

E publikuar: 04/05/2022 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka nisur në Berlin darka joformale ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçka.

“Mirëpresim mundësinë për një darkë joformale diskutimi rreth dialogut me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq në Berlin. Mirënjohës ndaj qeverisë gjermane për pritjen. Ne do të vazhdojmë diskutimin në nivel të kryenegociatorëve më 13 maj”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Tëitter.

Më herët Kurti dhe Vuçiq janë takuar ndaras me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Berlin.

Pas takimeve, të dy liderët kanë mbajtur konferenca me shefin e qeverisë gjermane