Nikoliq kërcënon Perëndimin: Mos luani me Rusinë, Putini mund ta rrënoj botën

09.09.2015 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Nikoliq kërcënon Perëndimin: Mos luani me Rusinë, Putini mund ta rrënoj botën

Presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliq ka thënë sot se Perëndimi është më mirë të bashkëpunoj me Rusinë, dhe të mos luaj me krenarinë dhe vlerat ruse pasi mund të rrezikohet paqja dhe siguria botërore.

“Do të ishte mirë të bashkëpunohet me Presidentin Putin, dhe të shmangen konfliktet me të, për shkak se ai mund ta rrënoj botën”, ka thënë Nikoliq në një intervistë për “Sputnik”, transmeton Indeksonline.

Nikoliq është shprehur i bindur se përderisa perëndimorët luajnë me krenarinë dhe vlerat ruse; përderisa luajnë me dhjetëra dhe qindra miliona njerëz, nuk mund të arrihet paqja dhe siguria në botë.

Duke folur për takimin e tij me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin në Kinë, Nikoliq ka thënë se ai “dhe presidenti rus e shfrytëzojnë çdo rast, siç ishte rasti në paradën e Ditës së Fitores në Moskë si dhe në hapjen e lojërave në Azerbejgjan, që të diskutojnë mundësitë për bashkëpunim tash dhe në të ardhmen, në mënyrë që Serbia dhe Rusia të mbeten simbol uniteti.”

Nikoliq, përkundër politikës liberale dhe pro-perëndimore që kryeministri serb Aleksandar Vuçiq po zbaton, ka thënë se “kur përmendet Rusia, automatikisht aty hyn edhe Serbia, ose anasjelltas.”

Nikoliq ka thënë se e ka falënderuar Presidentin Putin për votën kundër ndaj rezolutës britanike për shpalljen e masakrës së Srebrenicës si gjenocid në Këshillin e Sigurimit.

“Presidenti Putin m’u ka përgjigjur me vetëm dy fjalë: Je mik i imi, je mik i imi”, ka thënë Nikoliq.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së