Kryesore

Ngritet aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit

30.08.2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ngritet aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër  Kryetarit Lutfi Hazirit, i cili duke e shfrytëzuar autoritetin zyrtar ka kryer veprën penal keqpërdorim i detyrës. Haziri dyshohet se në vitin 2014 ka dhënë në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës një kompanie private, e cila e ka shrytzuar për parking brenda qytetit të Gjilanit.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Gjilanit, kundër  të pandehurit L.H., për shkak se ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin  2.2  dhe 2.4 të KPK-së.

Sipas aktakuzës L.H., duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar i ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që për vete ose për persona tjerë të përfitoi çfarëdo dobie, duke ua shkelur të drejtat e pjesëmarrësve tjerë në ankand publik”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Sipas aktakuzës I pandehuri më 13 qershor të vitit 2014, ka marrë vendim për shpalljen publike për dhënien me qera të parkingjeve brenda qytetit të Gjilanit. Ndërkaq, më  1 gusht të vitit 2014, lidhur me këtë Ankand publik, ka nënshkruar kontratën në mes të Komunës së Gjilanit, të cilën e ka përfaqësuar, dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H.
Pas një muaji jo të plotë përfaqësuesi i kompanisë NTP “ SO. BEZI”, ka bërë kërkesë për ndryshimin e kontratës, ku ka kërkuar që të reduktohet kontrata duke i hequr disa parkingje që nuk kanë sjell fitime të mira.

Me datën 09 tetor 2014, duke mos i respektuar dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (Ligji nr. 04/L – 144), i pandehuri ka nënshkruar Aneks Kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Me këtë aneks kontratë Komuna e Gjilanit është dëmtuar në vlerë prej 168.000,oo euro, (për çdo vit nga 33.600,oo euro), pasi që kontrata është e nënshkruar për 5 vjet.
Kjo rrjedh pasi që me kontratën e parë biznesi  “S.O Bezi” ka qenë i obliguar që në emër të qeras të paguaj vlerën vjetore prej 54.120,oo euro, ndërsa, me aneks kontratën është zvogëluar obligimi për biznesin e lartcekur kështu që tani është i obliguar që të paguaj çmimin prej 20.520,oo euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri L.H, me këto veprime ka kryer veprën penale, keqpërdorimi i pozitës apo autoritet zyrtar nga neni  422 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 nënparagrafin 2.2  dhe 2.4 të KPK-së.

Prokurori e rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata që i akuzuari të shpallet fajtorë për kryerjen e veprës penale dhe të dënohen sipas ligjit, përfundon njoftimi nga Prokuroria./GazetaExpress/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

“Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Ymeri e LDK’së thotë se populli do t’i përgjigjet Kurtit nëse synon ta zgjasë krizën

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Gazi Amerikan dhe Kosova, a po humbasim një mundësi strategjike?

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Haxhiu në shfaqjen e dokumentarit për Adem Shehin: Shqipëria ishte krah Kosovës në ditët më të vështira

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Kurti: 12 qershori, simbol i lirisë dhe i rrugëtimit historik të Kosovës

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Sami Lushtaku për Sahit Jasharin: Do të kujtojmë gjithmonë

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Endriti Thaçi publikon mesazhin e babait nga Haga për vdekjen e Sahit Jasharit

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Gjykata Supreme hedh poshtë ankesën e anëtares së KQZ-së lidhur me votimin me dokumente të skaduara

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Irani mund të godasë bizneset e Muskut në Lindjen e Mesme

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Homazhe në Skenderaj, figura politike dhe qytetarë nderojnë Sahit Jasharin

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Limaj: 12 Qershori është dita që na rikthen në kujtesë sakrificën e madhe të popullit tonë

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Hoxhaj: Më pranë se kurrë ditës kur çlirimtarët në Hagë do t’i kthehen Kosovës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Dosja e prokurorisë ndaj 5 të akuzuarve që ngarkohen se vranë pesë civilë shqiptarë gjatë luftës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Hetimi për Zvërnecin, SPAK: Bllokohen 128 milionë euro transaksione për shitjen e tokës

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur

Osmani për 12 qershorin: Qofsh përjetë e bekuar Kosova jonë e dashur