Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës vendoset flamuri i LGBTI-së

E publikuar: 17/05/2020 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

17 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë.

Por, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, këtë vit ka pasur më pak aktivitete në krahasim me herët e kaluara.

Komuniteti LGBTI, në Kosovë ditë më parë kanë kërkuar në mënyrë zyrtare që për 17 maj, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës të ndriçohet me ngjyrat e ylberit, që përfaqësojnë këtë komunitet.

Kërkesa e tyre fillimisht ishte aprovuar por pas dy dite ajo ishte refuzuar nga qeveria në detyrë.

Kjo kishte ngjallur debat dhe kritika ndaj Kurtit, i cili sërish e ka kthyer vendimin e mëparshëm.