Në 13 komuna janë procesuar 100 për qind e votave

E publikuar: 23/10/2017 14:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas rezultateve të KQZ-së, deri tani në 13 prej 38 komunave janë procesuar 100% e votave.

Janë procesuar në Deçan, Kamenicë, Mitrovica e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Shtërpcë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranilug, Kllokot, Mitrovica e Veriut, përcjell Koha.net.

Komunat tjera vazhdojnë të procesohen, ku thuajse në të gjitha ka kaluar mbi 80 për qind.

Rezultatin mund ta ndiqni  këtu.