Ndërroi jetë Emin Borovci, komandant Triumfi

E publikuar: 02/11/2023 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka vdekur në moshën 57-vjeçare Emin Borovci, i njohur si komandant Triumfi, eprori i Brigadës 153 të Zonës Operative të Gollakut (ZOG).

I ndjeri do ta varroset sot nga ora 14:00 (02/11/2023) në varrezat e qytetit, Prishtinë-Arbëri.

Sipas bashkëluftëtarëve të tij, “Triumfi” ka shërbyer si instruktor armatimi në Qendrën e stërvitjeve në Zllash, dhe ka qenë Komandant i njësisë Buna 29 në ZOG.