Ndalohet serbi që në veturë kishte emblema të ushtrisë, boks hekuri dhe shkop bejsbolli

E publikuar: 01/11/2023 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një serb është ndaluar nga policia në Leposaviq.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një boks hekuri, dy emblema të ushtrisë serbe dhe një shkop besjbolli.

Ndërsa pasagjeri mashkull serb kosovar mbante maicë me mbishkrim të shkronjës ,”Z’’ ndërsa nga mbrapa –shpinë me mbishkrim e grupit WAGNER.

“Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në raportin e policisë.