Myftiu i Elbasanit replikon me imamin e Cërrikut: Nuk e kam ftuar Zaimajn për predikim

E publikuar: 11/10/2017 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Myftiu i xhamisë së Elbasanit hedh poshtë pretendimet e imamit të xhamisë së Cërrikut, duke deklaruar se nuk e ka ftuar asnjëherë pedagogun shqiptar Klodian Zaimaj të arrestuar në Malajzi për predikim. Imami i Cërrikut, Kreshnik Cili deklaroi se Klodian (Ibrahim) Zaimaj ishte ftuar për predikim nga Myftinia e Elbasanit.

Në një lidhje telefonike për Ora News, Agim Duka u shpreh: Jam shumë i sigurt që nuk i kam bërë asnjëherë ftesë Zaimaj. Normalisht e njoh këtë njeri, kam pas kontakt kur ka qenë në Shqipëri pastaj kam pasur një shkëputje prej 15 vitesh që nuk kam pasur asnjë kontakt me Zaimaj. Nuk ka pasur asnjë ftesë për predikim. E kam njohur para 15 vitesh kur ka qenë në Shqipëri, pasi ka shkuar me studime.”

Myftiu Agim Duka shtoi më tej se nuk ka qenë në dijeni se Zaimaj kishte lidhje me ISIS. Duka tha: “Nuk e di çfarë deklarate ka bërë imami por nuk ka pasur anjë ftesë për ligjerata nga ana e Myftinisë. Di që ka qenë pjesë e xhamisë tjetër poshtë, nuk ka qenë tek xhamia qëndrore në Cërrik. Ka qenë pjesë e grupit të xhamisë së re që u ndërtua pas atij konflikti me xhaminë e qendrës.”