“Mustafa, shembull i keq për demokracinë brenda LDK-së”

27.08.2015 11:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Mustafa, shembull i keq për demokracinë brenda LDK-së”

Kryetari i kontestuar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Shefqet Dibranit, u ka bërë thirrje Avokatit të Popullit, EULEX-it, KFOR-it, dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtar që të ndërhyjnë tek kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dhe klani i tij me në krye Agim Veliun, Ismet Beqiri dhe Lutfi Hazirin të cilët janë bërë gangrenë të demokracisë dhe janë përgjegjësit kryesor për rrënimin e demokracisë së brendshme në LDK.

Sipas tij, kjo ndërhyrje e klanit të LDK-së është parë sivjet gjatë procesit zgjedhor ku shumica e anëtarëve të kryesisë nuk iu kanë nënshtruar votës së lirë.

“Ndëshkim të tillë, nuk e kanë aplikuar as sistemet më diktatoriale sepse gjithmonë janë lëshuar aktvendime sa për justifikim. Por Isa Mustafa tani po sillet si despot, jo vetëm me LDK-në, por me tërë Kosovën”, ka shkruar ai.

Ja letra publike e Shefqet Dibrani

Më 23.08.2014, ia kam drejtuar një letër kryetarit të LDK-së z. Isa Msutafa, si dhe nënkryetarëve të LDK-së zotrinjtëve Agim Veliu e Lutfi e Haziri, Sekretarit të Përgjithshëm të LDK-së z. Ismet Beqiri,Kryesisë Qendrore të LDK-së në Prishtinë si dhe Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, me kërkesën për një takim zyrtar gjatë kohës sa unë do të jem për vizitë në Kosovë, (28.08.2015 – 20.09.2015), për t‘i shqyrtuar raportet e shtendo sura në relacionin Kryesia Qendrore në Prishtinë dhe Dega e LDK-së në Zvicër. Fatkeqësisht deri tani ne nuk kemi marrë ndonjë përgjigje. Tashmë dihet se metodat e injorimit, nënçmimit dhe moskomunikimit janë instaluar brenda kësaj partie duke u bërë tipar themelor i LDK-së.

Pavarësisht injorimit dhe vendimeve absurde, Dega e LDK-së në Zvicër dhe kryetari i saj vazhdimisht iu kanë shkruar letra, duke ua dërguar procesverbalet e mbledhjeve, po ashtu kemi kërkuar sqarime, ua kemi nisur dekleratat dhe qendrimet e marra në kryesinë e Degës, por Kryesia Qendrore asnjëherë nuk ka marrë mundin të kthej ndonjë përgjigje.

Në kuadër të këtyre përpjekjeve për t’u zgjedhur mosmarrveshjet, personalisht kryetari ka qenë në Prishtinë por nuk ka hasur në vullet pozitiv për t’u takuar. Në këto përpjekje, më 23.08.2015,ua kam nisur edhe një letër tjetër e cila po ashtu ka hasur në vesh të shurdhër. Por ma mirë po japim një kro nologji të shkresave dhe dokumenteve të Degës së LDK-së në Zvicër drejtuar, kryetarit dhe strukturave të tjera përgjegjëse në LDK: 1. (12.05.2015 13:46); 2. (17.05.2015 09:49); 3. (15.05.2015 14:25); 4. (23.05.2015 13:19); 5. (24.05.2015 09:11); 6. (24.05.2015 10:03); 7. (25.05.2015 21:26); 8. (27.05.2015 11:07); 9. (29.05.2015 17:45); 10. (08.06.2015 00:23); 11. (12.06.2015 00:02); 12. (14.06.2015 22:01); 13. (17.05.2015 09:49); 14. (27.05.2015 11:09); 15. (10.06.2015 23:07); 16. (18.06.2015 00:30); 17. (22.06.2015 16:38); 18. (22.06.2015 23:00); 19. (29.06.2015 20:21); 20. (29.07.2015 22:14); 21. (03.08.2015 23:50); 22. (04.08.2015 22:10); 23. (18.08.2015 13:04); 24. (23.08.2015 16:26).

Një ekzekutim si në sistemet moniste

Siç dihet publikisht, Dega e LDK-së në Zvicër, më 10 maj 2015 ka mbajtur Kuvendin e VIII-të Zgjedhor, i cili si proces i rregullt dhe me standarde të larta demokratike. Por sistemi ivotimit me kundërkandidat dhe me votim të fsheh ur është demokraci që përmbyt klane e indivit të shumt.

Çuditërisht Kryesia e LDK-së në Prishtinë ka marrë vendim të njëanshëm duke e anuluar Kuvendin e VIII-të Degës së LDK-së në Zvicër, pa kërkuar sqarime nga pala që i ka fituar zgjedhjet me meritë. Ndëshkim të tillë, nuk e kanë aplikuar as sistemet më diktatoriale sepse gjithmonë janë lëshuar aktvendime sa për justifikim. Por z. Isa Mustafa tani po sillet si despot, jo vetëm me LDK-në, por me tërë Kosovën dhe fatkeqësisht këto abuzime dhe padrejtësi po ndodhin në praninë e EULEX-it dhe të trupave të shumta diplomatike që janë të vendosura në Kosovë.

Pasi në Kosovë nuk ka infrastrukturë ligjore dhe sistem të mirëfillt gjyqësor, ku do t’i kishim adresuar ankesat tona, e vetmja mënyrë mbetet shkresa publike e cila u bënë thirrje mediat të shkruara dhe atyre televizive të mos heshtin ndaj këtyre veprimeve makabre dhe të shëmtuara. Po ashtu, u bëjmë ap el: Avokatit të Popullit, EULEX-it, KFOR-it, dhe mekanizmave të tjerë Ndërkombëtar duke ua nisur këtë thirrje edhe disa Ambasadave të shteteve mike, të cilave iu bëjmë thirrje publike që të ndërhyjnë tek kryetari i LDK-së z. Isa Mustafa dhe klani i tij me në krye z. Agim Veliun, z. Ismet Beqiri dhe z. Lutfi Hazirin të cilët janë bërë gangrenë e demokracisë dhe janë përgjegjsit kryesor për rrënimin e demokracisë së brendshme në LDK, e kjo gjë është parë sivjet gjatë procesit zgjedhor ku shumica e antarëve të kryesisë nuk iu kanë nënshtruar votës së lirë.

Ne i bëjmë thirrje publike z. Isa Mustafa e as klanit të tij, të resepektohet konkurenca dhe votimi i fshehtë. Andaj kërkesa jonë për mbështetjen mediatike dhe në planin juridik ka qëllim për të frenuar abuzimin që po iu bëhet të gjitha proceseve në Kosovë, veçmas atyre brenda partiake, ku z. Isa Mustafa është shembulli më i keq për demokracinë dhe dialogun brendapartiak.

Nëse e dëshirojmë një Kosovë të mirë, atë e bëjmë me njerëz të ndërgjegjshëm, por kurrë me një shtresë intelektuale, kundër së cilës ka dosje të hapura për të kaluarën e tyre të dyshimt!

Me respekt!

Shefqet Dibrani

Hechtackerstrasse 42

9014 St. Gallen

Schëeiz (Zvicër)

unnamed

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit