Mustafa: Qeveria plebishitare na ktheu në vitin 2000, pa rrymë e me agregatë

E publikuar: 23/12/2021 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka ironizuar me atë aktual, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka shkruar se nuk është ftohtë, pasi po ngrohemi me 51% të qytetarëve.

“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë”, ka shkruar mes tjerash Mustafa.

POSTIMI I PLOTË:

Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregatë.

Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 përqind të qytetarëve!
Kështu e ka Referendumi.

Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë.