Mustafa: Fituam sepse nuk u dorëzuam

E publikuar: 23/10/2017 08:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, si rrallëherë ka bërë një adresim të vonë nga profili i tij në Facebook. Ka thënë se LDK fitoi se pse nuk u dorëzua.

“LDK është e para, me meritë të plotë. Faleminderit qytetarë për besimin tuaj. Faleminderit kryetarë të komunave që punuat mirë dhe me nder; dhe juve kandidatëve të rinj për kryetarë të komunave e këshilltarëve të Kuvendeve Komunale për kulturën që treguat në këto zgjedhje. Urime Arban fitorja në Prishtinë!”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.