Musliu-Shoshi e bindur: PDK nuk ndërron qëndrim

E publikuar: 29/05/2025 18:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e betuar e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi sonte tha se beson në integritetin personal të deputetëve të PDK-së.

Ajo gjithashtu tha se nuk beson që ndonjëri prej tyre do të votojë, apo të ndërrojë qëndrim, përcjell Klankosova.tv.

“Besoj në integritetin personal  të deputetëve që i përkasin Partisë Demokratike të Kosovës dhe nuk besoj që asnjëri nga ta do të votojë, apo do të ndërrojë qëndrim”, tha ai në Klan Kosova.

Musliu-Shoshi gjithashtu u shpreh se atë nuk e ka kontaktuar askush nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Personalisht nuk më ka kontaktuar askush dhe nuk kam pasur asnjë kontakt me asnjërin nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh tutje ajo.