Murati: Reforma e Skemave Sociale dhe Pensionale është e domosdoshme

E publikuar: 16/01/2023 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hekuran Murati

Ministri i Financave Hekuran Murati, përmes një postimi ka shkruar se reforma për skemat sociale dhe pensionale është e domosdoshme.

Ai bëri të ditur së kjo reformë është e nënshkruar nga Qeveria me Bankën Botërore, andaj kërkojë që të jetë ndër punët e para të Qeverisë.

”Reforma e Skemave Sociale dhe Pensionale është e domosdoshme.Kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që ne si Qeveri kemi nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës.Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje”, ka shkruan Ministri i Financave në facebook.