Murati për Trustin: Po synohet shkatërrimi i sistemit pensional

E publikuar: 19/01/2023 13:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, është deklaruar rreth çështjes së tërheqjes së mjeteve nga Trusti.

Sipas tij, një nismë e tillë e iniciuar nga qytetarët përmes një peticioni e që është përkrahur nga partitë opozitare, synon shkatërrimin e sistemit pensional.

Murati ka treguar haptazi qëndrimin e prerë të Qeverisë Kurti, e që është kategorikisht kundër Trustit.

“U tha një e pavërtetë se ky na qenka nisma e parë ligjore që vjen si nismë e qytetarëve. Një tjetër nismë ka qenë për homologimin e automjeteve dhe kur ka ardhur më 2021, opozita e ka votuar kundër. Do të thotë për të mirën e qytetarëve dhe ju e keni votuar kundër”, tha ai.

“S’ka të bëjë me interesa të qytetarëve, por ju nuk i merrni parasysh ato. Në rastin konkret kemi të bëjmë me populizëm, si të kishte opozitë të përgjegjshme, normalisht nga ju nuk pritet një gjë të tillë”, shtoi Murati gjatë seancës së Kuvendit.

“Po synohet shkatërrimi i sistemit pensional, të merren 30% e pastaj prapë 30% e kështu. Gjeneratat aktuale që kanë kontribu duhet me vazhdu me kontribu për gjeneratat e tjera”, u shpreh ai.